Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

“Godet” aktori i njohur shqiptar: Ka shumë artistë, politikanë, këngëtarë që drogohen

Mëngjesi i kësaj të mërkure e zgjoi aktorin e humorit Julian Deda për të qenë pjesë e emisionit Rreze Dielli në Report Tv.

Duke e nisur bisedën menjëherë me të qeshura, pyetjes nga moderatorët se pse  dukej pak i përgjumur, aktori i përgjigjet se i ka sytë e kuq nga pagjumësia dhe jo sepse ka marrë drogë.

Por sipas tij është e vërtetë që një pjesë e mirë e emrave të njohur të ekranit në vendin tonë drogohen dhe kjo është e padiskutueshme.

“Nuk i kam sytë e kuq nga droga, i kam se fle vonë dhe zgjohem herët. Kujtojnë njerëzit se të gjithë ne marrim drogë. Ka edhe që marrin, por unë nuk i përkas asaj kategorie. I kamsytë e skuqur vetëm nga pagjumësia , se bie vonë dhe zgjohem herët, dhe kjo ndodh gjithmonë.

Mesa duket nuk kam nevojë për shumë gjumë se drekën nuk fle.  Jam serioz në këtë çështjen e drogës, ka edhe aktorë, ka edhe politikanë, ka këngëtarë, padiskutim. Pse kush e merr këtë që shitet, dikush e përdor , nuk shkon dëm. Unë jo vetëm se kam provuar, por nuk kam pasur as interes. Por sado që ta them unë këtë , nuk do e besojnë njerëzit.  që drogohenUnë jam gjysëm i droguar vetë. Ka edhe që pinë, por unë jo”, tha Julian Deda.