Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Prezantim i punëve të realizuara konservuese-restauruese në teatrin antik në Skupi

Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore të lokalitetit arkeologjik Skupi do t’i rpezantojë punët e realizuara deri mët ani konservuese-restauruese në teatrin antik dhe aktivitetet e ardhshme të planifikuara të cilat janë nën kompetenca të saj.

Aktivitetet e realizuara dhe të ardhshme do t’i prezantojë drejtoresha e Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Eleonora Petrova-Mitevska.

Lokaliteti arkeologjik Skupi ndodhet në pjesën perëndimore rrëzë Kalasë së Zllokuçanit në komunën e Karposhit. Qyteti Skupi gjatë perandorisë romake është populluar me veteranë ushtarakë romakë, me çka merr statusin e kolonisë, rangu më i lartë i qytetit jashtë Romës. Si koloni e vetme romake në territorin e Republikës së Maqedonisë, lokaliteti Skupi është një ndër lokalitetet më të rëndësishme historike në Maqedoni. Hulumtimet e fundit sistematike në teatrin në Skupi janë realizuar në periudhë prej vitit 2013 deri në vitin 2016, nga ana e Muzeut të qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Institutin për histori të arteve dhe arkeologji pranë Fakultetit filozofik në Shkup.

Në gusht të vitit 2016 filluan punët konservuese-restauruese në sallën e shfaqjeve të teatrit antik të Skupit, ndërsa u ndërprenë në shtator të vitit 2017 për shkak të mungesës së lejes për ndërtim në pajtim me Projektin ekzistues themelor për konservim, restaurim dhe rikonstruim të sallës së shfaqjeve. Për atë shkak, ndërkaq edhe për arsye të mbrojtjes adekuate të mbetjeve nga teatri antik, është përpunuar Aneksi i projektit themelor me të cilin do të bëhen të gjitha punët e nevojshme konservuese-restauruese në pajtim me Ligjin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, informojnë nga Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.