Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Çmime më të ulëta të shitjes të produkteve industriale në tregjet e huaja

Çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaje janë më të ulëta për një për qind në nivel mujor, ndërsa janë më të larta për 0,8 për qind në nivel vjetor, njoftoi Enti Shtetëror Statistikor.

Në maj 2018, në krahasim me muajin prill 2018, çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve për 0,2 për qind, ndërsa në sektorin e industrisë përpunuese janë më të ulëta për 1,1 për qind.

Në maj 2018, në krahasim me majin e vitit 2017, çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve për shtatë për qind, ndërsa në sektorin e industrisë përpunuese për 0,2 për qind.

Enti Shtetëror Statistikor publikoi se çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale, gjithsej, janë më të ulëta në sektorin e industrisë përpunuese për 0,5 për qind, ndërsa më të larta në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve për 0,2 për qind dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,6 për qind.

Në maj 2018, në krahasim me majin e vitit 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë më të larta në sektorin e Minierave dhe heqjes së gurëve për 0,4 për qind dhe në sektorin e Industrisë përpunuese për 0,9 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar janë më të ulëta për 2,3 për qind.