Sunday, 15 July 2018 | Lajme: 14

Ëmbëlsirë e shpejtë kokosi me krem çokollate

Ndërlidhje e mirë e çokollatës dhe kokosit …

Nevojiten:
100 gr miell
200 gr buter
150 gr sheqer
3 vezë
150 gr çokollatë
5 lugë qumësht
150 gr miell kokosi
3 lugë rum

Përgatitja:
– Ndajini të bardhat nga të verdhat e vezëve. Të verdhat përziejini mirë me sheqerin, e më pas shtojeni buterin e shkrirë.

– Shtojeni miellin dhe 2 lugë nga mielli i kokosit. Përzieni mirë me lugë druri.

– Përzieni të bardhat e vezëve derisa të përfitoni një masë  homogjene dhe ngadalë shtojeni atë masë tek të verdhat e vezëve. Sërish përzieni me kujdes.

– Masën e fituar hidheni në tavë të mbuluar me letër për pjekje dhe vendoseni në furrë të nxehtë paraprakisht në  180 gradë Celsius dhe pjekeni atë rreth 30 minuta.

– Për atë kohë përgatiteni kremin e çokollatës. Në avull shkrijeni çokollatën dhe buterin. largojeni enën nga pllaka e shporetit dhe shtojeni qumështin, rumin dhe miellin e kokosit. përzieni mirë.

– Me kremin e çokollatës leni ëmbëlsirën e pjekur dhe të ftohur. Lereni të ftohet mirë, prejeni në copë të dëshiruara dhe shëprbejeni!