Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Maqedonia vend-partner i “AGRA” 2018

Maqedonia këtë vit do të jetë vend partner i Panairit Ndërkombëtar për Bujqësi dhe Ushqim “AGRA”, që në mënyrë tradicionale mbahet në Radgonë të Epërme, Republika e Sllovenisë, prej më 25 deri më 30 gusht.

Me këtë rast, ministri Lupço Nikollovski sot do të kumtojë detaje, ndërsa në konferencën për shtyp është paralajmëruar prania e ambasadorit slloven Milan Jazbec, menaxherit projektues të Panairit të Pomurit, Boris Nikollas Erjavec dhe drejtoresha ekzekutive e Panairit të Pomurit, Matea Jakliq.

Ftesën për partneritet Nikollovskit vitin e kaluar ia dorëzoi zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit, Dejan Zhidan.

“AGRA” është një prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore, në të cilin marrin pjesë të gjithë ministrat resorë nga rajoni. Vitin e kaluar kur në manifestin u prezentuan mbi 1.700 ekspozues prej 30 shteteve në botë, vend partner ishte Kina. Maqedonia pati në dispozicion një hapësirë promovuese prej nëntë metrash katrorë në të cilin Ministria e Bujqësisë u prezentua me prodhimin organik.