Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Zyrtare: Luis Enrique emërohet trajneri i Spanjës

Spanja edhe zyrtarisht e ka emëruar Luis Enriquen në postin e trajnerit të ekipit kombëtar.

Enrique, ish-trajner i Barcelonës dhe ish-lojtar i Real Madridit, do të jetë trajner i ri i Spanjës. Bordi i Drejtorëve i Federatës së Futbollit të Spanjës ka vendosur në mënyrë unanime ta emërojë Enriquen në postin e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Enrique ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Spanjën, e cila nuk ka klauzolë anulimi dhe ai do të vijë në krye të Spanjës bashkë me stafin që do ta zgjedhë vetë.

 

Emërimi i Enriques vjen pak ditë pasi Fernando Hierro e la postin e trajnerit pas eliminimit nga Kupa e Botës në Rusi.

Hierro nuk qëndroi as dy javë në stolin e Spanjës, pasi ishte emëruar pas shkarkimit tronditës të Julen Lupeteguit në prag të fillimit të Botërorit në Rusi.

Lopetegui ishte shkarkuar pasi kishte arritur marrëveshje me Real Madridin pa dijenin e Federatës Spanjolle të Futbollit