Friday, 16 November 2018 | Lajme: 0

Qytetarët e Çairit fituan vend të ri për sport dhe rekreim

Në lagjen Fushë Topanë të Komunës së Çairit, në prani të shumë qytetarëve të moshave të ndryshme, sportistë, shoqata të sektorit civil, përfaqësues të klubeve sportive, si dhe përfaqësues të Komunës së Çairit dhe kompanive Coca – Cola dhe Birraria Shkup, sot u lëshua në përdorim zyrtar Coca Cola – Zona e parë Aktive.

Zonat aktive si kjo e vendosur në Çair, siç theksohet në kumtesë, përbëhen nga fitnes pajisje profesionale të vendosura në lokacione të hapura të cilat janë të kapshme për të gjithë qytetarët. Ata do të jenë të hapura 24 orë dhe qasje deri tek to do të kenë të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të merren me rekreim dhe jetë aktive, pa bërë aspak shpenzim për këtë gjë. Realizues të projektit për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe gjallërimin e nevojës për një jetë të shëndoshë sportive janë kompanitë Birraria Shkup, kompania Cola Cola dhe Shoqata “Shkolla të hapura futbollistike për argëtim” me kërkesë dhe insistimin e Komunës së Çairit.

Висар Ганиу
“Çairi ynë është foleja e shumë sportistëve të suksesshëm, e rinisë së shëndoshë që përmes aktiviteteve sportive ndërton personalitet vital dhe percepton sportin si rrugë për të pamundësuar devijimin. Këtë gjë e dëshmojnë dekoratat e shumta me të cilat na bëjnë të ndihemi krenar”, theksoi me këtë rast, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu

Nga ky këndvështrim, duke e pasur parasysh peshën e sportit në jetën tonë shoqërore, institucionet shtetërore dhe ato të sektorit privat duhet të angazhohen edhe më tepër për të fuqizuar emancipimin fizik përmes krijimit të kushteve edhe më të volitshme për realizimin e aktiviteteve rekreativo – sportive. Pikërisht për këtë arsye, jemi mbledhur sot këtu në lagjen e Fushë Topanës për të lëshuar në përdorim fitnes pajisjet e reja.

Një zonë e këtillë rekreativo – sportive është më se e mirëseardhur në Komunën e Çairit dhe shpreh mirënjohjen time ndaj Birrarisë së Shkupit dhe kompanisë Coca Cola të cilët me kënaqësi pranuan kërkesën tonë për krijimin e saj edhe në komunën tonë. Shpresoj se “Zona aktive Coca Cola” do të bëhet vendi më i frekuentuar, ku banorët e Çairit do të kenë mundësi për rekreim, shoqërim dhe zbavitje.

Nga ana tjetër Lambro Patçe, drejtori për marrëdhënie me publikun dhe komunikim i kompanisë Birraria Shkup theksoi që Coca – Cola zonat aktive u bënë vende për shoqërim, rekreim dhe inkluzion të të gjithë qytetarëve pa dallim e të cilat kanë një pasion të përbashkët – shoqërimin dhe sportin.

“Me të vërtetë jam i lumtur që Coca – Cola zonat aktive u bënë vende për shoqërim, rekreim dhe inkluzion të të gjithë qytetarëve pa dallim e të cilat kanë një pasion të përbashkët – shoqërimin dhe sportin. Premtimin që e dhamë në vitin 2016 se Coca Cola zonat e përbashkëta aktive do të krijohen në mbarë Maqedoninë, e vërtetojmë edhe sot me hapjen e zonës së parë prej gjithsej 5 zonave të cilat do të hapen gjatë kësaj periudhe. Jam i sigurtë se qytetarët e Çairit do ta duan këtë vend sportivo – rekreativ, do të shoqërohen përmes saj, do të kujdesen mirë për ta dhe me të vërtetë do të ndjejnë kënaqësi gjatë kohës që do ta kalojnë këtu. Mbi të gjitha jemi krenarë që këto zona janë dëshmi e angazhimit tonë afatgjatë për kontribut në shoqërinë tonë përmes realizimit të projekteve, dobinë e të cilave e shijojnë të gjithë qytetarët”, theksoi Patçe.Висар Ганиу

Përveç përfaqësuesve të klubeve sportive dhe shoqatave nga territori i Komunës së Çairit, në këtë eveniment morën pjesë edhe legjenda e mundjes  Hajrush Sinani dhe Profesori Besnik Telai të cilëve iu nda mirënjohje si banorë më aktiv të Komunës së Çairit për kontributin e tyre në sferën e sportit dhe promovimin e vlerave sportive.