Sunday, 23 September 2018 | Lajme: 0

Ka vdekur djali i cili para 10 ditëve u sulmua në Autokomandë

Sot në mëngjes në orën 8:00 vdiq N.S (21) i cili më datën 29 qershor fizikisht u sulmua nga ana e tre personave më stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandar Makedonski”.

Më 30 qershor Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi, se më 29 qershor, rreth orës 17:30 është sulmuar fizikisht N.S nga ana e tre personave të panjohur ( të cilët kanë nga një automjet motorik për udhëtim “Mercedes”).

Pas sulmit fizik personat me automjetin e kanë braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa N,S me automjet të Ndihmës së shpejtë në gjendje jokompaktibile është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Pas incidentit, dy persona janë arrestuar në Stacionin Policorë Kisela Vodë për shkak dyshimit se janë kryerës të mundur të veprës penale.

Më 2 korrik, Sektori i Punëve të Brendshme Shkup parashtroi padi penale kundër B.B (20), S.D (21) dhe J.L (19), të gjithë nga Shkupi për vepër të kryer penale “dhunë”.

Pas masave të ndërmarra, nga ana e nëpunësve policorë, i denoncuari i parë dhe i dytë janë privuar nga liria