Sunday, 23 September 2018 | Lajme: 0

38 vjeçarja vret babain dhe jeton me kufomën e tij

Një grua në Florida është arrestuar pasi që dyshohet se ka qëlluar babain e saj dhe më pas ka jetuar me kufomen e tij deri në ditën kur është zbuluar nga policia.

Rocquel Priser, 38 vjeç, është duke u akuzuar për vrasje të paparamenduar dhe kryerje të vrasjes më armë zjarri.

Priser fillimisht e ka qëlluar babain e saj, Rocky, në kokë dhe më pas ka provuar të qëllojë edhe nënën e saj, mirëpo ajo ka ikur.

Vrasja nuk është raportuar deri të enjtën, dy ditë pasi nëna e Priser është zgjuar në spital, pasi që ishte rrëzuar dhe kishte marrë lendime duke ikur.

Susan Priser ka treguar se pasi që e ka parë vajzën e saj në atë gjendje ajo ka ikur në pyll sepse është frikësuar për jetën e saj, raporton Naples Daily News.

Susan është marrë në pyetje nga policia dhe ajo ka deklaruar se e ka parë të bijën derisa e ka qëlluar babain e saj në kokë me një armë zjarri. Ajo ka treguar se nuk ka raportuar më herët në polici sepse vajza e saj e kishte kërcënuar të mos i telefonojë ata.

Kur policia kanë arritur në shtëpinë e Priser e kanë gjetur atë brenda dhe trupin e babait të saj të mbështjellur me një leckë.