Sunday, 23 September 2018 | Lajme: 0

Koncert i orkestrës rinore botërore të xhazit në “Verën e Shkupit”

Orkestra rinore botërore e xhazit (JM World Jazz Orchestra), e kryesuar nga dirigjenti amerikan, Luis Bonila, sonte do të marrë pjesë në “Verën e Shkupit” me koncert në Suli Han prej orës 22:00. Drejtoria për kulturë dhe art-Shkup e organizon koncertin në bashkëpunim me Rininë muzikore të Maqedonisë.

Kjo është orkestra e parë rinore internacionale e xhazit në botë, e përbërë nga 18 muzikantë profesionsitë të rinj të xhazit, të zgjedhur përmes audicioneve globale të hapura. Bendi punon me dirigjentë, artistë dhe kompozitorë më të mirë të botës dhe brenda vitit mban turne, duke u prezantuar në skena prestigjioze evropiane dhe festivale të xhazit.

Në suaza të turneut të tyre të shtatë evropian, këtë muaj ata do të bëjnë muzikë në Ballkan. Duke prezantuar 12 vende, muzikantët e rinj do t’i vizitojnë Maqedoninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë.

Orkestra rinore botërore e xhazit është formuar në vitin 2012 nga JM Interneshënëll – rrjet i organizatave joqeveritare për muzikë për të rinj. Orkestra ka punuar me artistë internacionaë të xhazit si Gonzallo Ruballkaba, Xhon Rajlli, Hektor Martignon, Karlhajnc Montro dhe Sigi Figëll. Ka interpretuar në koncerte masovike dhe festivale të xhazit, prëfshirë Montre festivali i xhazit, Festivali i xhazit Deti i Veriut dhe Unikredit Pavijoni i Milanos.

Dirigjenti Luis Bonilla, i cili e kryeson orkestrën multinacionale, është trombonist, kompozitor dhe edukator nga SHBA-ja.

Луис Бонила

Luis Bonilla është edhe edukator muzikor dhe ka punaur në Universitetin Tempëll, Shkollën për muzikë Menhetën dhe Konservatoriumin Nju Inglland.