Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Nicki Minaj, skena provokuese në këngën ‘Bed’ me Ariana Granden (VIDEO)

Ditë më parë, Nicki Minaj e ka lançuar duetin tjetër me Ariana Grande, që mban titullin “Bed”.

Kënga është shoqëruar me një videoklip tejet të nxehtë, në të cilin Nicki shfaqet në poza provokuese.

Ajo shndërrohet në një sirenë, e zhveshur në pjesën e sipërme, teksa edhe skenat tjera vënë në pah asetet e këngëtares.

Gjoksi dhe të pasmet e saj janë në plan të parë, kurse nuk heziton të provokojë e veshur me bikini.

Me të brendshme paraqitet edhe Ariana, e cila e këndon refrenin e kësaj kënge.

Minaj ka bërë të ditur, se ky nuk do të jetë videoklipi i vetëm i kësaj kënge, pasi këngëtaret do të sjellin edhe një video muzikore tjetër muzikore për “Bed”.

Ndërkohë, për më pak se 48 orë, videoklipi është shikuar afro 7 milionë herë në You Tube.