Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 12

Këto janë statistikat e ndeshjes Brazil – Belgjikë

Kampionati botëror i futbollit gjithnjë e më shumë është duke shkuar drejt fundit.

Kurse sonte ishte një finale para finales ku u takuan dy favoritët e këtij Botërori – Brazili me Belgjikën.

Belgjika mundi Brazilin me rezultat 2-1 ku kaloi në epërsi pas një autogoli kurse De Bryene shënoi për rezultat 2-0. Në pjesën e dytë Renato Augusto ngushtoi epërsinë.

Megjithatë në statistika duket se Brazili ishte më mirë se Belgjika, por rezultatin nuk e kishte.

Brazili pati 57 për qind të posedimit kundrejt 43 të Belgjikës.

26 goditje regjistrojë Brazili në drejtim të portës por që vetëm një e konvertojë në gol, kurse Belgjika nga tetë goditje shënoi dy gola.

Nga 26 goditje Brazili nëntë i pati brenda kornizës se golit, kurse Belgjika nga tetë tri goditje ishin brenda kornizës se portës.

Brazili pati po ashtu më shumë se Belgjika topa të fituar. 40 topa të fituar për Brazilin dhe vetëm 34 nga Belgjika.

Edhe në aksione priu Brazili, ku ishin në gjendje të organizojnë 18 aksione, dy herë më shumë se Belgjika që kishte vetëm gjashtë solo-aksione.

Në të vetmen statistikë që prin Belgjika është rezultati 2-1 për këtë Kombëtare dhe se ata kanë vrapuar më shumë se brazilianët. 103 km ka vrapuar skuadra e Brazilit kurse 105 ajo e Belgjikës.

statistikat-1_1530909086-9067764