Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Kapet kryefajdexhiu në Maqedoni, kërcënonte dhe ia digjte veturat viktimave (VIDEO)

Drejtori i Byrosë për siguri publike Llazo Vellkovski informoi se policia ka kapur tetë persona që për dy vitet e fundit kanë plaçkitur familje të ndryshme me kërcënime për gjoja borxhe, raporton SHENJA.

Grupi kriminel madje ka vënë në flakë edhe disa makina. Ky grup ka patur kierarki të saktë dhe organizim të përpiktë. Koka e grupit së bashku me vëllain kanë dirigjuar aktivitetet, ndërsa anëtarët e tjerë kanë detyruar dhjetëra viktima që tua dorëzojnë shtëpitë, makinat e pasuritë e tjera në emrin e tyre. Por grupi ka bërë edhe tregti me drogë të llojit heroinë.

Krerët e grupit tashmë janë në paraburgim ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar masa të tjera të kujdesit.

Dy persona të dyshuar janë nga Saraji. Tre nga Shkupi dhe disa të tjerë nga Struga, Velesi dhe Negotina.

Policia gjatë bastisjes ka gjetur 4 pushka, municion i ndryshëm, 40 mijë euro, heroinë dhe gjësende të tjera. MPB ka kapur edhe tre hajdutë të rëndë që kanë bërë mbi 16 vjedhje. Por hetimi mbi ta po vazhdon ende.