Friday, 16 November 2018 | Lajme: 8

Reali e lejon Ronaldon të largohet vetëm nëse ai del publikisht dhe thotë se është vendimi i tij

Real Madridi do ta lejojë Cristiano Ronaldon të largohet nga klubi dhe t’i bashkohet Juventusit për 100 milionë euro, vetëm nëse ai del dhe deklaron publikisht se është vendimi i tij për t’u larguar.

E ashtuquajtura klauzolë në vlerë 100 milionë euro është në fakt një marrëveshje mes zotërinjve e nënshkruar në janar dhe jo ligjërisht e detyrueshme, prandaj nevojitet aprovimi i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, transmeton Gazeta Express.

Marca, Cadena Cope dhe Sky Sport Italia janë në mesin e burimeve që sugjerojnë se Real Madridi nuk dëshiron t’i mbetet faji për largimin e fituesit të Topit të Artë.

Kjo nënkupton se Ronaldo duhet të mbajë konferencë për media për ta bërë publike dëshirën për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll pas nëntë viteve qëndrimi dhe të nisë një sfidë të re në Juventus.

Po ashtu, kjo do t’ia mundësonte Real Madridit ta falënderojë publikisht superyllin portugez dhe mos ta përsërisë largimin zhgënjyes të Iker Casillas, për të cilin shumë njerëz besojnë se ishte mungesë respekti nga Reali.