Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

Pamjet rrëqethëse kur një fëmijë po mbytej në pishinë, por roja hero e shpëton atë

Një video tregon momentin kur një djalë gati sa nuk mbytet në një pishinë duke mos pasur askënd që t’i ndihmojë aty afër, por një roje kërcen dhe e shpëton atë.

Djali shihet duke provuar dëshpërimisht për të qëndruar mbi ujë, transmeton Gazetametro.net.

Por ai vazhdon të zhytet derisa fëmijët e tjerë shijojnë kohën e tyre në pishinë.

Fatmirësisht, një roje e cila po qëndronte në anën tjetër e sheh djaloshin dhe kërcen në ujë.

Ai noton me shpejtësi në drejtim të fëmijës dhe e kap atë me duar.

Video përfundon me djalin e shpëtuar por nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë lëndim ose nëse ka qenë me dikë tjetër.