Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

Sinan Vllasaliu publikon këngën e re

Sinan Vllasaliu e ka publikuar këngën e re “O daj o daj” të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Nexhat Mujovi – Wirusi dhe Granit Gashi qëndrojnë prapa muzikës dhe orkestrimit.

Tekstin e këngës “O daj o daj” e ka shkruar Ghulo.

Projekti është prodhim i Emracom dhe vjen pikërisht në sezonin veror.

Ana vizuale është realizuar nga produksioni Redmediaks.

Sinan Vllasaliu vazhdon të sjellë projekte muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij të shumtë.

Me gjithë karrierën e tij të gjatë, këngëtari është mjaft i kërkuar nëpër evenimente të ndryshme muzikore.