Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Komuna e Sarajit investime në liqenin “Treska”, po frekuentohet nga shkupjanët (Foto)

Në liqenin “Treska”, Komuna e Sarajit, në kontinuitet investojnë në krijimin e kushteve më të mirë për të gjithë pushuesit e Shkupit që e frekuentojnë këtë liqe, gjatë ditëve të nxehta dhe gjatë vikendeve.

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me NKP ”Saraj”, fillimisht në këtë aksion kanë pastruar basenet për fëmijë e më pas i kanë lyer edhe me bojë dhe tani janë funksionale dhe të shfrytëzueshme. Kanë bërë funksional edhe pikat për tushe publike me ujë të pastër gjithë ashtu kanë pastruar edhe parqet nga kaçubat.

Gjatë këtij aksioni janë instaluar edhe drita, ku pushuesit mundë të qëndrojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Nga, Komuna e Sarajit, njoftojnë se në liqenin e “Treskës”, gjatë kësaj periudhe kanë investuar mjete vetanake të buxhetit dhe dukshëm vërehen ndryshimet, gjë e cila vërehet nga vizitorët, ku ditëve të fundit dukshëm është rritur numri i qytetarëve që e shfrytëzojnë liqenin “Treska” për tu freskuar.