Sunday, 23 September 2018 | Lajme: 0

Banka Botërore përgatit strategji të re për partneritet me RM, bujqësia prioritet

Banka Botërore fillon me përgatitjen e strategjisë së re për partneritet me Republikën e Maqedonisë, në të cilën bujqësia është lartë në listën e sektorëve prioritarë. Kjo, siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ishte temë e takimit të sotëm të punës të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë, Marko Mantovaneli.

Pas disa viteve Banka Botërore emëroi person përgjegjës për bujqësi në zyrën në Shkup, i cili nga java e ardhshme së bashku me MBPEU do të punojë në analizën e prioriteteve të cilat mundet financiarisht t’i mbështet në periudhën e ardhshme. Person përgjegjës për bujqësinë në zyrën e Bankës Botërore, është emëruar Sivia Mauri.

Në takim ministrit Nikollovski, i informoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për reformat aktuale dhe të ardhshme të cilat do t’i zbatojë MBPEU, në politikën tokësore, shfrytëzimin e mjeteve nga Programi IPARD, investimet e kapitalit në infrastrukturën e ujit, transformimin në sektorin pyjor, ballafaqimi me ndryshimet klimatike dhe reformat në sistemimin këshilldhënës.

Theks i posaçëm u vendos në krijimin e kushteve për prodhim të dakorduar të organizuar, përmirësim i cilësisë dhe standardeve dhe strategjisë për eksport të prodhimeve bujqësore ushqimore të Maqedonisë. Nga Banka Botërore theksuan se në këtë fushë posedojnë ekspertizë dhe mundësi të sigurojnë mjete për investime në qendrat blerëse-distribuese.

Mes tjerash, Banka Botërore javën e ardhshme do të nënshkruajë marrëveshje me Bashkimin Evropian, për zbatimin e analizës funksionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, prej së cilës duhet të dalin drejtimet tjera për funksionim sistemor të Ministrisë si institucione me qëllim të sigurimit të shërbimeve në kohë dhe cilësore dhe informacione për qytetarët.