Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 12

Objekti i ri i Teatrit Shqiptar në Shkup përurohet më 31 tetor

Tregimit për rindërtimin e Tetarit shqiptar në Shkup assesi nuk po i vije fundi. Drejtuesit e Teatrit vlerësojnë se kanë nevojë edhe për 100 milion denarë apo 1.5 milion euro që teatrit të merr pamjen e duhur ose të përfundojnë punimet në afatin e paraparë më 31 tetor. Edhe pse teatri duhet të ishte gati në pranverë, afati është shtyrë për në vjeshtë, raporrton Alsat-M.

Dje teatri është vizituar nga ministri i ri i kulturës, Asaf Ademi. Ai thotë se do të presë që ndonjë nga ekspertët e dikasterit që ai drejton që të kërkoj revizion të thellë se si janë nënshkruar marrëveshjes dhe si janë harxhuar paratë për rikonstruksionin e këtij objektit kulturor.

“Në qoftë se nga ekspertët në kuadër të Ministrisë ose nga nga ndonjë kërkesë e jashtme na paraqitet si nevojë që të kryhet revizion i punëve ndërtimore ne padyshim që atë do ta iniciojmë. Do të kërkojmë nga Enti shtetëror i Revizionit ose nga ndonjë institucion i pavarur që të bëj revidimin e dokumentacionit gjatë ndërtimit të këtij objekti”, deklaroi Asaf Ademi, Ministër i Kulturës

Drejtori i teatrit, Adem Karaga me deklaratë sikur edhe ministri i ri. Thotë se nuk asgjë kundër një revizioni të mundshëm.

“Ne jemi të hapur për çfardo që institucionet kompetente mendojnë se duhet të bëhet, dhe ne jemi të hapur për gjithçka- theksoi Adem Karaga”, drejtor i Teatrit Shqiptar

Rikonstruksioni i teatrit shqiptar ka nisur në vitin 2014 nga qeveria e atëhershme VMRO-BDI. Televizioni Alsat tashmë një kohë të gjatë ka hulumtuar lidhur me procedurat rreth rikonstruimit të këtij teatrit. Në muajin janar kemi informuar për aneksin e fundit që Teatri Shqiptar kishte arritur me kompaninë italiane Shencia në vlerë prej thuajse 1 milion euro. Hulumtim i Alsat-M ka treguar se dy kompanitë italiane Lamone Moreda dhe Shencia janë lidhura mes vete dhe se kjo e dyta kishte blerë filialin e Lamone Moreda në Maqedoni. Megjithatë nga dokumentet që Alsat M i siguroi përmes Regjistrit Qendror të Italisë, nuk mund të dihet pronari i vërtetë i Shencias.

Mjete për përfundimin e punimeve të Teatrit ka siguruar qeverie e re e udhëhequr nga LSDM-ja . Përveç kësaj, qeveria ka siguruar para edhe për shlyerjen e borxheve të këtij institucioni dhe për këtë Kuvendi ka destinuar mbi 300 mijë për pagesën e borxheve të vjetra të Teatrit Shqiptar.