Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Publikohet shpallja për zhvillim rural, komunat të përgatisin projekte cilësore

Komunat dhe kryetarët e komunave të përgatisin projekte cilësore dhe të aplikojnë në shpalljen për zhvillim rural, apelojnë ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë pagesore, Nikollçe Babovski.

Siç kumtuan në konferencë për shtyp, shpallja u publikua sot dhe do të zgjat jo një, por dy muaj, deri më 31 gusht.

Përmiësimi i kushteve për jetë, zhvillimi i fshtrave, si dhe ruajtja dhe përparimi i vlerave tradicionale, janë tri masat e përmbajtura në shpalljen, qëllimi së cilës është realizimi i investimeve kapitale dhe zhvillim të barabartë rajonal.

“Nga 20 milionë denarë për çdo projekt janë projektuar për masën e parë dhe të dytë dhe nga 15 milionë denarë për çdo projekt për masën e tretë. Masa ‘përmirësimi i kushteve për jetë’ nënkupton rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale, sistemeve të ujësjellësve dhe kanalizimit, tregjet për kafshë,…., ‘përtëritja dhe zhvillimi fshtrave’ ka të bëjë me rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve, shesheve në fshatra,….,ndërsa ‘ruajtja e vlerave tradicionale’ do të thotë lidhje, gjelbërim të sipërfaqeve, krijimin e planeve urbanistike,….,”tha drejtori Babovski.

бабовски

Për mjetet nga tre masat, përveç komunave, mund të aplikojnë edhe qendrat për zhvillim të rajoneve të planit, ndërsa për masën e tretë edhe Agjencia për promovimin dhe përkrahjen e turizmit, si dhe NP “Pyjet e Maqedonisë”.

“Pres projekte cilësore, posaçërisht për investimet kapitale. Për këtë shkak edhe shpallja u prolongua, në vend se një, do të zgjat dy muaj”, nënvizoi ministri Nikollovski.