Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 42

Premierë e shfaqjes kamertale “Tango”

Në Teatrin e Tetovës mbrëmë u mbajt premiera e shfaqjes “Tango”, me regji të Elhame Kutllovcit, autorësi të Sllavomir Mrozhek dhe asistencë të Elmir Sejfullait.

Në premierën e shfaqjes kamertale “Tango” mori  pjesë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës në Republikën e Maqedonisë Valmir Aziri.

Mesazhet e shfaqjes “Tango”, u përcollën përmes aktorëve Ermal Çanga, Arsim Kaleci, Merita Limani Mustafa, Muzafer Etemi, Burhan Amiti, Ajete Rexhipoviq dhe Linda Shabani.

Për veshjen e aktorëve u përkujdes Samka Ferri ndërsa mbi skenografinë Mentor Berisha. Kompozimin e shfaqjes e bëri Alzan Gashi ndërsa koreografinë Agnes Nokshiq.

Shfaqja “Tango” do të vijë tek publiku edhe sonte me fillim prej orës 20:00.