Friday, 20 July 2018 | Lajme: 42

Hepening kulturoro-artistik “Evropë e re në Ballkan”

Realizime muzikore, filmike dhe teatrore nga krijues të rinj nga të gjitha vendet anëtare për hyrje në BE – Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina do të prezantohen sot në ngjarjen kulturore-artistike “Evropë e re në Ballkan”.

Ngjarjen e organizon Universiteti për arte audio-vizuale EFTA  dhe do të mbahet në Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura (përballë hyrjes kryesore të stacionit hekurudhor), që do të jetë Qendër kreative për arte audio-vizuale.

Manifestimi do të hapet me fjalën e rektorit të Universitetit Jovan Pleshnev dhe Irfan Hasani, drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë Infrastruktura.

Është paralajmëruar fjalë rasti të mbajë dhe ambasadori francez Kristian Timonie, i cili i përshëndeti krijuesit e rinj. Shkas është edhe publikimi i botimit special i librit “Evropa shtëpia jonë e përbashkët” nga Zhan Mone, një nga themeluesit e Bashkimit Evropian.

EFTA njoftoi se ngjarja “Evropë e re në Ballkan” do të mbahet në fund të çdo viti akademik.