Sunday, 15 July 2018 | Lajme: 14

Thirrje për subvencionimin e kompanive ajrore me buxhet të ulët

Hollësira për thirrjen e paralajmëruar për mbështetje financiare të kompanive ajrore me buxhet të ulët, me kriteret për shpërndarje, do të prezantojë sot në pres konferencë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Me tenderin për atë dedikim janë planifikuar mbi pesë milionë euro në tre vitet e ardhshme.

Paraprakisht, Qeveria miratoi Programin dhe rregulloren për mbështetje financiare të transportuesve ajrorë të vendit dhe atyre të huaj.

Marrëveshja me “Viz er”, kompani ajrore me buxhet të ulët, e cila në gjashtë vitet e kaluara fitonte subvencione nga Qeveria e Maqedonisë, skadon gjatë këtij muaji.

Me tenderin për subvencionimin e kompanive ajrore me buxhet të ulët, siç paralajmëroi paradokohe Sugareski, angazhimi është sa më shumë fluturime të orientohen drejt aeroportit të Ohrit.