Sunday, 15 July 2018 | Lajme: 14

Hapet ekspozita e Institutit ndërkombëtar “Izet Curri” në Hamamin e Daut Pashës

Në Hamamin e Daut Pashës mbrëmë është hapur ekspozita e krijimeve, vepra të studentëve nga Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curri”.

Në ekspozitën morën pjesë edhe ministrat e Arsimit dhe Shkencës dhe të Kulturës, Arbër Ademi dhe Asaf Ademi.

“Më duhet të theksoj se mbrojtësit e Currit kanë bërë krijime të mrekullueshme e të denja për ekspozitë jo vetëm në Shkup, por edhe në djepin e modës – Parisin, vendi ku çdo krijues i ri ëndërron të punojë. Republika e Maqedonisë është vend i pasur me njerëz të rinj dhe të talentuar, të cilët kërkojnë mundësinë për të shfaqur kreativitetin e tyre; njerëz, të cilëve nëse u jepet mundësia, do të jenë në ballë të shtëpive botërore të modës”, tha ministri Ademi në fjalimin e tij.

Арбр Адеми

Ministri Ademi u bëri thirrje studentëve t’i shprehin ëndrrat dhe pasionet e tyre përmes modeleve që ata i disejnojnë, por çdo fjalë e çdo sugjerim ta pranojnë qëllimmirë, sepse “mjeshtri” i tyre Curri është brend në botën e modës, emër që e njohin yjet më të mëdhenj.

“Ju jeni trashëgimtarët e tij dhe Ju duhet të justifikoni epitetin ‘nxënës i Currit’. Besoj se shumë prej jush ëndërrojnë të punojnë për ndonjë nga shtëpitë e modës në botë; të jeni pjesë e javëve të mëdha të modës në Paris, Milano, Romë. Ëndrra juaj mund të përmbushet vetëm nëse punoni me zell, nëse jeni 100% të përkushtuar në atë që ju plotëson dhe që e bëni me dashuri të madhe. Për të qenë i suksesshëm nuk do të thotë se duhet të larguar nga vendi, por për të qenë i suksesshëm do të thotë të qëndrosh në shtëpi me të dashurit, por e tërë bota të përmendë emrin tuaj dhe të magjepsen nga kreacionet që i ke krijuar”, ka shtuar Ademi.

Para të pranishmive fjalim mbajti edhe ministri i Kulturës.

Асаф Адеми

Ekspozita u organizua në nder të njërit nga kreatorëve më të mëdhenj të mdës në shekullin 20, Azedin Alaja.

Instituti francez në Shkup, si bashkëpunëtor i Institutit “Izet Curri”, ndau tre çmime pr arritje dhe sukses të stdentëve gjatë këtij viti.

Në ngjarjen, përveç studentëve të shumtë dhe profesorëve, morën pjesë edhe disejnerët e Institutit Ndërkombëtar për modë Izet Curi, ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonier, si dhe drejtori i Institutit francez në Shkup, Emanuel Rember.