Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

Në këmbimore së shpejti do ju kërkojnë letërnjoftim nëse blini apo shisni deviza

Po përgatiten ndryshime të rregullativës në punën e këmbimoreve. Me propozim të Drejtorisë së doganave dhe në bashkëpunim me Bankën popullore do të ndryshohet vërtetimi për blerjen dhe shitjen e parave nga jashtë dhe çeqet që i japin këmbimoret.
Me këtë ndryshim, Dogana duhet të ketë kontroll më të madh në bartjen e devizave.

Me këtë rast, do të bëhet identifikim i personit që këmben para dhe në vërtetimin do të shtohet rubrikë e re- koha e dhënies. Dokumenti me paratë e këmbyera që do jepet nga këmbimorja do të duhet të përmbajë numrin amzë të qytetarit dhe koha e transaksionit.