Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

Sa keq i ushqejnë fëmijët shqiptarët, pak fruta dhe shumë ushqime të gatshme!

Fëmijët gjatë pushimeve prishin çdo regjim, veçanërisht atë të ushqimit.

Prindërit e pranojnë se pothuajse gjithmonë lejojnë fëmijët të konsumojnë ushqime pa vlera ushqyese. Ndërsa ekspertet tregojnë se ku duhet të bëhet kujdes gjatë ditëve të verës.

Me ardhjen e verës, prindërit që shkojnë në punë e kanë më të vështirë të kontrollojnë se çfarë konsumojnë fëmijët.

“Prindërit të mos u lënë leke fëmijëve që të shkojnë të blejnë në supermarkete, por vakte të plota dhe fruta e perime në shtëpi”, shprehet Enkeleida Ferrollari, nutricioniste.
Ka prindër që e pranojnë se u blejnë fëmijëve ushqime që nuk kane vlera për ta.
“Ndonjëherë po, i blej patatina dhe akullore se fillon e qan. Mirë nuk është, por…”, shprehet një prind.
Nutricionistja Ferrollari këmbëngul që baza e dietës së fëmijëve veçanërisht në stinën e bollshëm të verës te jene frutat e perimet.
“Duhet të shmangen të gjitha produktet e gatshme që gjenden te marketi i lagjes, qoftë edhe sufllaqet. Duke konsumuar këto, marrin kalori boshe, pak vlera ushqyese dhe kjo bën që të kapërcejnë vaktin tjetër kryesor”, shprehet Ferrollari për “t.ch”.