Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Osmani: Përvojat e negociatave me unionin evropian do ti ndajmë me miqt tanë më të afërt

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Prishtinë realizoi takim me Zëvendëskryeminstrin e Qeverisë së Kosovës – Enver Hoxhaj.

Bashkëbiseduesit theksuan angazhimin e dy vendeve për perspektivat evropiane të rajonit,  sepse është në ineteres të përbashkët perkrahja e  ndersjelle në procesin e integrimeve në BE.

‘’Maqedonia ka  fituar përvojë të jashtëzakonshme përmes aktiviteteve shumvjeçare në kuadër të procesit për Stabilizim –  Asocim  me Bashkimin Evropian, ndërsa në periudhën e ardhshme,  me fillimin e negociatave me Unionin Evropian  këto përvoja do të shumfishohen. Si fqinjë më të afërt  me kënaqësi këto përvoja do ua përcjellim kolegëve tanë nga Kosova, me qëllim të  përshpejtimit dhe progresin  e perspektivave Evropiane në tërë rajonin.’’ – theksoi Osmani, duke shtuar se së shpejti pritej një takim i përbashkët Qeveritar mes dy vendeve, si sinjal i vecantë i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se si dëshmi e këtij suksesi fqinjësor është edhe vendosja e gurëthemelit të përbashkët të dy shteteve, vendosja e gurëthemelit në vendkalimin e përbashkët – Bellanovc – Stançiq, ata shprehën kënaqësi për progresin e ndërtimit të rrugës  Shkup – Bllacë, proekt ky që së bashku me autostradën Prishtinë – Bllacë,ndertimi i se ciles eshte ne vijim do të shkurtoj udhëtimin mes Shkupit dhe Prishtinës nga dy orë në më pak se nji orë.

Më herët, Zëvendëskryeministri Osmani realizoi takim edhe me kryetarin e Kosovës – Hashim Thaqin, ku u bisedua për perspektivat e të dy vendeve në gjithë Ballkanin Perëndimor, si dhe për pritjen e samiteve të ardhshme të Bashkimit Evropian.

DSC_0107

 

DSC_0076DSC_0068