Saturday, 17 November 2018 | Lajme: 0

Rrezikon jetën për të fotografuar tornadon (FOTO)

Një djalë nga Australia që kishte mbetur përpara një tornadoje gjigande është me fat që është gjallë.

Në vitin 2013, Daniel Show ka rrezikuar jetën e tij për të fotografuar një prej tornadove më të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Pas stuhisë, ai vuri re se i kishte mbetur vetëm gjysma e makinës së tij pasi pjesa tjetër fluturoi në ajër.

“Ishte eksperienca më e frikshme e jetës sime. Prisja të vdisja. Isha i bllokuar dhe një gjysmë rimorkioje e përmbysur mund të më binte sipër”, tha ai.

Për shumë njerëz, stuhitë janë të tmerrshme dhe qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, por për Danielin nuk ka qenë kështu. Ai i ka pasur pasion që kur ka qenë fëmijë. Tani, së bashku me mikun e tij, Show mendon të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të parë tornadot më të rrezikshme në botë.

3-73

4-37