Friday, 16 November 2018 | Lajme: 0

Kompanitë të cilat vitin e kaluar kanë investuar mund të aplikojnë për kthim të mjeteve

Të gjitha kompanitë që kanë investuar dhe që kanë punësuar njerëz gjatë vitit 2017, prej sot deri në fund të qershorit mund të aplikojnë  për kthim të mjeteve, kumtoi sot  zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

Në konferencën për shtyp në Qeveri, Angjushev përmendi edhe se është përgatitur i a.q. kalkulatori për investime  me të cilin çdo kompani mund të aplikojë për përkrahje shtetërore, por edhe para se të investojë,  do të mund të kalkulojë se sa mjete  përafërsisht  do të marrë prapa.

“Atë që e biseduam pothuajse tërë vitin, prej sot është realitet. Fillon të jetojë a.q. Përkrahja e ekonomisë së Maqedonisë. Investitorët këtë do ta njohin, pavarësisht nëse  janë nga zonat e lira ekonomike, grinfild ose në disa nga kapacitetet e përhershme, ato do të munden më me guxim të investojnë”, theksoi zëvendëskryeministri.

Theksoi se për herë të parë në histori ka mënyrë transparente të përkrahjes së ekonomisë.

Dorëzimi i kërkesave  nga ana e kompanive do të mund të kryhet në mënyrë elektronike përmes plotësimit  të formularit adekuat të publikuar në disa faqe të internetit: të Qeverisë, të Kabinetit, të zëvendëskryeministrit Angjushev, Ministrisë së Ekonomisë, ZZHTI-së, konkurentnost.mk,…

Sipas Angjushev, aplikimi është i thjeshtë, e domosdoshme është vetëm kompanitë të  paraqesin fatura përfundimtare dhe certifikatë nga  Regjistri  qendror.

“E rrumbullaksojmë procesin që e paralajmëruam që nga formimi i Qeverisë,  në mënyrë transparente maksimale përmes debateve publike me të gjithë faktorët relevant. Para një jave i publikuam  rregulloret  sipas  të cilave kompanitë  do të mund të aplikojnë  për kthim të mjeteve”, përmendi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Aplikimet e kompanive  do të evaluohen deri më 31 korrik, ndërsa  në gusht dhe shtator do të nënshkruhen  marrëveshjet  dhe do të realizohet pagesa. Kompanitë të cilat investojnë në vitin 2018, do të aplikohen në vazhdimësi gjatë vitit, dhe për to  nuk ka afate, ndërsa do të paguhen me buxhetin e vitit 2019. Programi do të zgjasë pesë vite.

Në konferencën për shtyp në Qeveri të pranishëm janë ministrat Zorica Apostolska dhe Adnan Qahil, drejtorët e ZZHTI-së dhe të Agjencisë për promovim të investimeve,  si dhe përfaqësues të Odave ekonomike.