Saturday, 17 November 2018 | Lajme: 0

Këtë fundjavë në Shkup 16 aksidente, një person është lënduar më rëndë

Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë dhe një më rëndë nga gjithsej 16 aksidente të regjistruara gjatë fundjavës në Shkup. Prej tyre gjashtë aksidente kanë qenë me dëm material.

Siç informojnë nga SPB Shkup, policia e trafikut ka sanksionuar 134 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga trafiku janë përjashtuar gjithsej 113 shoferë, prej të cilëve 52 kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Pesëdhjetë shoferë kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën për drejtim dhe janë gjobitur dhjetë shoferë fillestarë.

 Nga trafiku janë përjashtuar 33 automjete me me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit, 395 makina janë parkuar në mënyrë të parregullt, ndërsa me karrotrec janë larguar 12 automjete.