Thursday, 19 July 2018 | Lajme: 0

Zgjidhet kontesti i emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, deklarohen kryeministrat për Marrëveshjen(Foto)

Ka përfunduar me buzë në gaz dhe përqafime konflikti i ngrirë disa-vjeçar për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Sot, në një ceremoni të mbajtur në Prespë, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Kocias kanë nënshkruar marrëveshjen nën praninë të kryeministrave të vendeve përkatëse duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve.

Sipas kësaj marrëveshje nga sot Maqedonia do të njihet me emrin Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Maqedonas Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje sjell një jetë më të mirë.

“Tre dekada ishte e hapur çështja e emrit, tre dekada ankth dhe brenga për ne, tre dekada me frikë nga e panjohura. Prandaj ne gjetëm zgjidhje. Sot ne jemi këtu për të festuar marrëveshjen. Mësuam se duhet të marrim mësim nga historia dhe jo ta përsërisim atë. Kur ka paqe në vende, ashtu do të jetë edhe bota. Ndërtojmë ardhmëri nga themelet e së kaluarës.” tha ai.

Me këtë marrëveshje Maqedonia e ka rrugën e hapur për integrimin evropian dhe hyrjes në NATO.

Ndërkaq dëshmitarë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së,Rozmari Di Karlo.

“Kjo është një marreveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një kontest shumëvjecar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”, ka deklaruar kryeministri, Aleksis Cipras.

“Nëqoftë se shpirti i çdo populli është historia atëherë kjo marrëveshje është patriotike për të dyja kombet”- deklaroi Cipras.

Ndërkohë që më pas vazhdoi “Unë e pëlqej muzikën e Ballkanit, dhe sot ka ardhur ora që të këndojmë këngë gëzimi”, duke bërë thirje për të dy popujt që ta pranojnë këtë marrëveshje.

Kjo marrëveshje është ogur i mirë edhe për Shqipërinë e cila tashmë duhet të zgjidhë konfliktin e kufirit detar me Greqinë. E megjithatë një marrëveshje të mundshme Shqipëri-Greqi do ta kundërshtojë Sali Berisha por që nuk pritet të ketë ndikim.

Këto marrëveshje i hapin rrugë edhe çeljes së negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

Pas nënshkrimit nga dy qeverisë pason fazë më e ndërlikuar ajo e zbatimit të saj, si ratifikimi nga dy Parlamentet. Fillimisht ajo duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë e më pas fillon procedura e ndryshimit të kushtetutës me qëllim harmonizimin e saj me marrëveshjen e re. Do të ndryshohet preambula që e definon Maqedoninë si shtet të popullit maqedon, por edhe të gjitha pjesët tjera që kanë të bëjnë me termet “Maqedoni” dhe “maqedonase”.

Pas kësaj duhet të mbahet edhe referendum dhe nëse marrëveshja aprovohet nga qytetarët, atëherë e njëjta duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë, i cili gjithashtu duhet të ratifikojë edhe pranimin e Maqedonisë në NATO, si dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Ndryshe, marrëveshja kundërshtohet si nga opozita në Greqi ashtu edhe nga ajo në Maqedoni. Dy blloqet opozitare vlerësojnë se marrëveshja rrënon interesat kombëtare maqedonase, përkatësisht greke. Dy opozitat kanë bërë të ditur se do të përdorin të gjitha mekanizmat për të penguar zbatimin e marrëveshje

presp_1529226565-2929797pres_1529226558-4966865