Thursday, 19 July 2018 | Lajme: 0

Sinoptikanët: Ngritje e temperaturave nga dita e enjte, Mjekët: Kujdes ushqimin dhe terapitë

Mot  jostabil, me shi dhe vrënësira të kopaskohëshme do të na shoqërojë edhe katër ditët në vijim informojnë sinoptikanët.Rreshjet e shiut ditët në vijim pritet të jenë të koncentruara më shumë në vendet malore ndërkaq rritje të temperaturës pritet ditën e ejte.

“Nga e hëna përsëri kemi kushte për mot jostabil me erë të përforcuar nga drejtimi i veriut dhe jostabilitet më të theksuar do të ketë në rajonet malore .Mot më të freskët do të presim të martën ndërkaq të mërkurën dhe të ejten na pret mot më stabil.Të mërkurën mot me shi më të dobët lokal ndërsa të ejtën mot me djell me vrënësira të kohpaskohshme”.

Pas motit jostabil të shoqruar me shi por dhe ngritje të menjëhershme të temperaturave mjekët rekomandojnë të vihet kujdes sa u përket ushqimeve e sidomos ëmbëlsirave në këto ditë feste.

“Posaçërisht pacientë kronik duhet të kenë kujdes që rregullisht të marrin terapinë sepse kjo kohë e ndryshueshme ndikon në organizëm dhe mund te ketë pasoja.Pasi dje ka filluar festa e bajramit dhe ata kanë agjëruar një kohë të gjatë dua të apeloj që të jenë më të kujdesëshëm gjatë konsumimit të ushqimit sidomos ëmbëlsirave ,veçanërisht për ata që kanë agjëruar” – thotë mjeku.

Mjekët rekomandojnë që është thelbësore për të sëmurët kronikë, është të mos qëndrojnë jasht në kohë kur termometri tregon rritje të temperaturave. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)