Monday, 22 October 2018 | Lajme: 17

Shtatë rregullat e suksesit të Steve Jobs-it

Apple gjithmonë do të mbahet mend shkaku i Steve Jobs-it.

Ndikimi i tij në jetën tonë të përditshme nuk bën të nënvlerësohet, transmeton Telegrafi.

Steve Jobs gjithmonë ka qenë një idoll për shumicën e njerëzve, ndërkaq me ndikimin e tij në botën e teknologjisë, padyshim se emri i tij do të shkruhet me fjalë të arta në librat e historisë.

Carmine Gallo, autor në ‘Entrepreneur’, ka folur për Steve Jobs-in dhe shtatë rregullat e tij të suksesit.

Më poshtë i keni këto rregulla të cilat ndoshta do t’ju ndihmojnë edhe juve të bëheni të pasur e me ndikim një ditë:

– Gjithmonë bëjeni punën që e doni sepse njerëzit me pasion mund ta ndryshojnë botën për mirë

– Bëhuni vizionar! “A dëshironi ta kaloni jetën duke shitur ujë me sheqer apo doni ta ndryshoni botën?”

– Lidhni idetë me njëra-tjetrën

– Mësohuni të thoni jo

– Krijoni një përvojë unike

– Përçojeni mirë idenë tuaj nëpër botë

– Shitni ëndrra, jo produkte.