Tuesday, 21 August 2018 | Lajme: 0

Mançevski: “PO” të ardhmes së Maqedonisë, “PO” referendumit, “PO” BE-së dhe NATO-s (VIDEO)

Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski dje është takuar me qytetarë, aktivistë dhe përkrahës të kësaj partie në Shtip.

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur për emrin i vë vulë shtetit dhe identitetit, njofton Medial.mk.

“Nuk ka më diskutime apo dilema rreth asaj, diçka që tërë kohën kontestohej. Kuptohet, ju qytetarët do ta thoni fjalën e fundit në referendumin që do të mbahet. Të themi PO për anëtarësimin në BE dhe NATO. PO për standard më të lartë, paga më të larta, të themi PO historike për të ardhmen e vendit”, ka thënë Mançevski./