Monday, 17 December 2018 | Lajme: 0

Janë arrestuar 10 pjesëmarrës në protestën para Kuvendit për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Dhjetë persona janë arrestuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në protestën e mbrëmshme para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kundër marrëveshjes për ndërrimin e emrit.

“Gjatë tubimit, në orën 20:30, një pjesë e masave, ku ka pasur edhe grup të personave të cilët ishin maskuar, drejt Kuvendit dhe policëve kanë filluar të gjuajnë me shishe, mjete piroteknike, shufra, kanaqe dhe një koktel molotov (i pa ndezur). Në Stacionin  policor Qendër, për shkak të prishjes së rendit publik janë arrestuar 12 persona”, kumtoi sot MPB.

protest-komiti-7-200x200