Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 34

Përse Kim gjithmonë merr me vete tualetin personal?

Lee Yun Keol nga garda e Koresë Veriore ka thënë se Kim e ka tualetin e tij lëvizës të cilin e merr me veti kudo që udhëton.

Kur ka udhëtuar në Singapor në takim me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, përveç ushqimit dhe veturës së vet rezistuese ndaj plumbave, e ka marrë me veti edhe tualetin e vet!

Lee Yun Keol i cili punon në gardën e Koresë Veriore ka thënë se Kim e ka tualetin e tij lëvizës të cilin e merr me veti kudo që udhëton nëpër botë, transmeton “CBS News”.

Ai ka sqaruar se arsyeja për një gjë të tillë është se lideri koreanoverior konsideron se “jashtëqitjet e tij përmbajnë informata për shëndetin e tij”, dhe për këtë arsye nuk dëshiron t’i lë pas vetit.

Siç pretendon, Kim tualetin e tij personal e merr me veti edhe kur udhëton nëpër Kore Veriore, ndërsa mediet e Koresë Jugore transmetojnë se një banjë e përshtatur gjendet edhe në kolonën e veturave të cilat e përcjellin gjatë gjithë kohës.

CBS News përfundon se samiti në Singapor nuk dallon prej udhëtimeve tjera, dhe se ai thjeshtë gjithmonë e përdorë tualetin e tij personal dhe shumë të ruajtur./Insajderi.com.