Monday, 22 October 2018 | Lajme: 17

Dimitrov: Presim fillim e negociatave me BE-në dhe ftesën për në NATO

Është shumë e rëndësishme Maqedonia të marrë  vendim politik nga Këshilli Evropian kah fundi i qershorit për fillim të negociatave dhe për anëtarësim në NATO sepse vetëm ashtu  kompromisin që e arritëm  do të jetë vin-vin për të dy palët, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencën për shtyp me homologun e tij gjerman Hajko Mas.

“Është shumë e rëndësishme, përveç miqësisë sonë me Greqinë, t’i fillojmë negociatat me BE-në dhe të anëtarësohemi në NATO, është shumë e rëndësishme  dhe  falënderohem  për përkrahjen e Gjermanisë, Maqedonia të marrë vendim politik nga Këshilli Evropian  kah fundi i qershorit për fillim të negociatave dhe për anëtarësim në NATO sepse vetëm ashtu kompromisin që e arritëm  do të jetë vin-vin për të dyja palët. Mendoj se nuk kemi luks të mos i shfrytëzojmë shanset  kur janë krijuar  për zgjidhjen e problemit”, tha ministri Dimitrov.

Dimitrov i’u falënderua Gjermanisë për përkrahjen që ia jep Maqedonisë, vend  në të cilin, siç tha, shohim një shtyllë të Evropës  të bazuar në parime,  në një botë ku qeveris  e drejta ndërkombëtare dhe rregullat.

“Maqedonia përjeton javë dhe muaj historik. Në rrugë të mirë jemi të mbyllim një kontest i cili ishte si gurë  dhe e vështirësonte  progresin  dhe  përfundoi në pritje ku kaluam shumë vite”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Përkujtoi se Maqedonia është kandidate  për anëtarësim në Union nga viti 2005 dhe se këtë vit e kemi marrë rekomandimin e nëntë nga Komisioni Evropian. Kjo, tha Dimitrov, krijoi mjaft kriza.

“Maqedonia sot lufton për Evropën e njëjtë  të cilën  jetoni ju. Duam të mos kemi konteste me fqinjët,  të kemi politikanë përgjegjës, mediume të lira…Ne jemi gjeneratë  që duhet ta përfundojë punën, jo forca tjera, ta mbyllë çështjen e Maqedonisë, të mos ketë më pyetësorë  se kush jemi, të mos ketë pyetësorë  pse flasim në gjuhën maqedonase dhe ta hapim perspektivën për gjeneratat e ardhshme”, tha ministri.

Këtë, tha e bëjmë pa kurrfarë kalkulime politike vendore, duke menduar se ç’farë Maqedonie duam.

“Kemi shans historik ta mbyllim këtë çështje  në kohën kur nuk ka shumë shanse për sukses  jo vetëm në Evropë dhe në botë. Mendoj se për të gjithë do të jetë mirë kjo çështje të mbyllet, për Ballkanin, për Evropën dhe për botën…,”tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, i cili pas vizitës së Berlinit  kthehet  në Shkup  në seancë qeveritare  në të cilën do të shqyrtohet  marrëveshja me Greqinë për kontestin e emrit, potencon se pas mbylljes së kësaj çështje Maqedonia  nuk do të ketë çështje të hapura me asnjë fqinj.

Dimitrov ka potencuar se përgjegjësia e Qeverisë është të krijojë shans  dhe t’u ofrojë qytetarëve të shprehen për marrëveshjen e referendumit në vjeshtë./mia