Tuesday, 16 October 2018 | Lajme: 38

Spasovski: Ta kthejmë besimin e qytetarëve në polici

Kthimi i besimit të qytetarëve në polici duhet të fillojë me kthimin e lidhjes midis vetëqeverisjes lokale dhe pushtetit vendor, veçanërisht me MPB-në. Këtë mesazh sot e dërgoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili e vizitoi Komunën e Gostivarit.

I shoqëruar nga zëvendësministri Agim Nuhiu dhe disa bashkëpunëtorë, Spasovski pati takim pune me kryetarin e Gostivarit Arben Taravarin. Temë e bisedimeve mes tjerash kanë qenë edhe formimi i trupit të përbashkët ku do të përfshihen policia, prokuroria publike dhe pushteti vendor qëllim i i të cilit do të ishte parandalimi nga problemet dhe siguria në trafik në periudhën e verës në sezonin ndërtimor.

Ai tha se komunikimi midis policisë dhe pushtetit lokal nuk ka qenë në nivel të nevojshëm dhe se kjo në të ardhmen duhet të tejkalohet.

Për ministrin Spasovski është me rëndësi të aktivizohen edhe këshillat për parandalim për shkak se, siç theksoi, kjo është me rëndësi të madhe për ngritjen e vetëdijes publike për veprim parandalues.

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari pas takimit deklaroi se kjo është vizita e parë zyrtare e një ministri në Komunën e Gostivarit.

“Flasim në përgjithësi për problemet të cilat janë në rajon. E informova edhe për rastin me sulm,in e dy të punësuarve në gjimnaz dhe kërcënimet të cilat ishin drejtuar ndaj meje. Flasim edhe për përmirësimin e komunikimit midis policisë dhe pushtetit lokal dhe se ministri mund të ndihmojë në këtë drejtim”, tha Taravari.