Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

“Ushtari në kalë” do të riemërohet në Aleksandri i Madh me vërejtje se është pjesë e periudhës antike helene

Përmendoret e ndërtuara në kuadër të projektit “Shkupi 2014″, të cilët e pasqyrojnë kulturën helene si trashëgimi historike dhe civilizuese në botë do ta marrin këtë epitet, informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

“Ushtari në kalë” do ta riemërtojmë në atë që me të vërtetë është – Aleksandri i Madh dhe do ta japim sqarime në kuadër të përmendores për çka bëhet fjalë, respektivisht “Aleksandri i Madh” si pjesë e periudhës antike helene dhe si trashëgimi kulturore botërore”, theksoi Boshnjakovski.

Sipas tij, kjo përmendore nuk do të shembet, por do të mbetet si simbol i miqësisë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

“E njëjta do të ndodh edhe me përmendoren e Filipit të Dytë dhe përmendorja e Olimpisë”. Të gjitha zgjidhjet eventuale për përmendoret, të cilat janë të trashëgimisë botërore civilizuese do të jenë në drejtim të vërtetimit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Një është e sigurt ne nuk do të turpërohemi që përmendoret t’i quajmë ashtu siç janë”, tha Boshnjakovski.

Theksimi i kulturës helene, si trashëgimi historike civilizuese në botë, tek përmendoret e “Shkupi 2014″ është parashikuar me marrëveshjen që e kanë arritur kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për kontestin me emrin.