Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 34

Ivanov “përzë” Zaevin dhe Dimitrovin, takimi nuk zgjati as dy minuta

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ishin në vilën “Vodno” dhe e informuan presidentin Gjorge Ivanov për marrëveshjen e arritur me Greqinë për kontestin për emrin, raporton Tv SHENJA.

Takimi zgjati shumë shkurt, ndërsa nga kabineti i presidentit Ivanov me anë të një komunikate precizuan se takimi zgjati vetëm 2 minuta dhe për të treguar arsyet dhe qëndrimin lidhur me propozimin e emrit të ri, ivanov paralajmëroi konferencë para opinionit.

“Ju informojmë se takimi ka zgjatur vetëm dy minuta. Gjatë ditës së sotme presidenti Ivanov do ketë paraqitje para popullit të Maqedonisë”, kanë shkruar nga presidenca.

Në dallim prej vetëm dy minutash, u prononcuan edhe nga Qeveria. Ata shpjeguan se kanë tentuar që tia prezantojë Ivanovit marrëveshjen me Greqinë, por ai sapo i kishte përshëndetur ishte larguar. “Qeveria iu bën thirrje të gjithë faktorëve politik që të bashkohen rreth interesave kombëtare prioritare dhe ti japin mbështetje prosperitetit të qytetarëve për të hyrë në NATO dhe BE”, thanë nga Qeveria.