Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Ngjyra e urinës, pasqyrë e mëlçisë

Nëse e vëreni se urina ka ngjyrë më të errët se zakonisht, si p.sh. të portokalltë apo ngjyrë kafe, mund të jetë shenjë e dëmtimit të mëlçisë.

Sidoqoftë, duhet të dini se ngjyra më e mbyllët e urinës mund të shkaktohet edhe nga faktorë tëtjerë, si efektet anësore të antibiotikëve, infeksionet në traktin e urinës, mungesë të enzimave, dehidratim, etj.

Si të ndihmoni mëlçinë tuaj?

– Konsumoni çaj, e veçanërisht çaj të gjelbër

– Pini shumë ujë (më shumë se dy litra ujë në ditë)

– Shmangni ushqimin e pashëndetshëm, pijet freskuese dhe sheqerin

– Hani ushqim të pasur me vitaminë C dhe ushqime si limoni, avokado, brokoli etj.

– Shmangni konsumimin e alkoolit dhe pirjen e duhanit

– Bëni ushtrime fizike, vraponi, ecni, kërceni, notoni.