Monday, 22 October 2018 | Lajme: 17

Arsenali arrin marrëveshje për yllin e Sampdorias

Arsenali ka arritur marrëveshje me Sapmdorian për transferimin e Lucas Torreira për 30 milionë euro, mirëpo ende nuk ka arritur marrëveshje personale me lojtarin në fjalë, raportojnë mediat italiane.

Sport Mediaset raporton se Arsenali është i gatshëm t’i paguajë 5 milionë euro më shumë se klauzola e mesfushorit, në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e tij, transmeton Gazeta Express.

Napoli ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm të Torreiras, mirëpo marrëveshja ishte bllokuar për të njëjtin problem, mosmarrëveshje për kontratën personale të lojtarit.