Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 34

Nuhiu: Së shpejti patent-shoferat e Maqedonisë do të njihen në Gjermani (Video)

Zëvendës Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu i ftuar në emisionin “Different” me gazetarin Destan Jonuzi, ka folur për luftën e pakompromis dhe orientimin strategjik të policisë për të goditur krimin, përfaqësimin e shqiptarëve në strukturat e MPB-së dhe njësitë e saj speciale, bashkëpunimin e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë me atë të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, por jo vetëm edhe për njohjen reciproke të letërnjoftimeve të Maqedonisë nga Republika Federale e Gjermanisë.

Zv/Ministri Nuhiu në intervistë thotë se Ministria e Brendshme është orientuar që të zbatojë ligjin deri në gërmën e fundit, pa asnjë përjashtim, pa asnjë kompromis, do të goditen të gjithë ata që janë kryerës, apo shtytin apo ndhimojë çdo profil të krimit në shoqëri.“Askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Të gjithë do të goditen pa përjashtim”, thotë Nuhiu. Duke folur për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Ministrin e Brendshme, Nuhiu thekson se çështje e përfaqësimit të drejt dhe adekuat është një vlerë Kushtetuese dhe një vlerë afirmative që ka ardhur nga marrëveshja e Ohrit, pikërisht për një qëllim eliminimin e një pa barazie faktike që ka ndodhur në fushën e punës dhe marrdhënjes së punës, edhe në kuadër të Ministrisë së Brendshme,“është konstatuar “borxhi” që ka Ministria e Brendshme në raport me inkuadrimet dhe avncimet e shqiptarëve dhe nacionaliteteve tjera në kuadër të Ministrisë së Brendshme dhe ky borxh është kthyer në kouintinitet, dhe pyetja është a është kthyer komplet “borxhi” sigurishtë që nuk është kthyer, ne kemi konstatuar se cili është volumi i “borxhit” që akoma ka Ministria e Bredshme në raport me parimin e përfaësimit të drejt dhe adekuat, mirëpo megjithatë duhet të konstatojë se në shumë struktura të MInistrisë së Brendshme kemi edhe rezultatet të konsiderueshme”, thotë në intervistë për emisionin “DIfferent”, zv/ministri i MInistrisë së Brendshme,

Agim Nuhiu i pyetur për të komentuar bashkëpunimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë me atë të Kosovës dhe Shqipërisë, Nuhiu nënvizon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka për objektiv që të ketë raporte të mira ndërfqinjësore.“Në këtë kontekst dua të them që Ministria e Punëve të Bredshme (MPB) përpos që ka komunikim të shkëlqyer me të gjitha vendet fqinje, në mënyrë të veçant kemi raporte të shkëlqyera me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Kemi arritur që të bëjmë njohjen e patent shoferave me Shqipërinë është në procedurë njohja reciproke e patent shoferave edhe me Kosovën, kemi shembur barierat dhe kemi arritur që lëvizja e qytetarëve, gjegjëisht kalimi i kufive të bëhet vetëm se me letërnjoftime, por jo vetëm kemi edhe shumë komunikim të mirë dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë”, thotë Nuhiu.Lidhur me njohjen reciproke të patent shoferave të Maqedonisë nga Republika Federale e Gjermanisë, zëvëndës Ministri në emisionin “Different” njoftojë se të gjitha pemngesat ligjore janë mënjanuar dhe se pritet që shumë shpejt të nënshkruhet edhe memorandumi midis dy shteteve.“Unë e kuptojë shqetësimin e qytetarëve të cilët përkohësisht po punojnë në Gjermani në lidhje me këtë mundësi përkatësisht me këtë paraqitje që ne e kemi bërë si angazhimin tonë.

Ka qenë edhe inicative e vet qytetarëve që të inicohet njohja reciproke e patnet shoferave në shtetin e Gjermanisë, ka pasur pengesa teknike të cilat kanë qenë si pasojë, të rezultuara nga vet rregullativa ligjore. Jane miratuar ndryshimet ligjore, është siguruar baza ligjore, dhe sipas informatave të mija tani po zhvillohen bisedime me ambasadën e Gjermanisë që të parashikohen modalitetet. Jam optimist se shumë shpejt do të kemi nënëshkrimin e memorandumit përkatësisht marrëveshjes për njohjen reciproke të patentë shoferave me Gjermaninë”, theksoi zv/ministri Nuhiu.