Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 34

“Djalit s’i shkojmë as në gjyq”, flasin prindërit e burrit që vrau nënën e 6 fëmijëve

“Djalin e kemi bërë lanet, nuk duam që t’i shikojmë sytë. Nuk do i shkojmë as në gjyq”.

Kështu shprehen të pikëlluar prindërit e moshuar të Çlirim Shahollit, i cili vrau gruan. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes.

Në një intervistë për ‘News24’ prindërit e autorit shprehen se djali i tyre duhet të vuajë për krimin që bëri.

Pas një sherri të momentit Çlirim Shaholli vrau bashkëshorten, nënë e 6 fëmijëve duke ia përplasur kokën në dysheme.

Në sallën e gjyqit ai u shpreh i penduar për krimin, duke u kërkuar falje fëmijëve.

“E kemi bere lanet djalin, nuk e mbeshtesim. Femijet do qendrojne me ne, do bejme si do bejme, do hame pensionin tone. Djali të vuajë për atë që beri. Ne kemi pensione minimale. Kishin mbi 1 vit që kishin sherre, djali here pas here pinte. Shtëpinë e kane të rrënuar. 3 fëmijët e vegjël i ka marrë një shoqate. Gruaja ishte e mire, punonte. Ata të dy kanë patur sherre me njëri-tjetrin, por nuk e mendonim qe do arrinte deri këtu. Nuk ia falim djalit këtë që beri, la fëmijët pa nënë”, tha babai i Clirimit.

“Jemi familje e varfer. Ngjarjen e morem vesh nga Korca, isha bashke me bashkeshorten time, tre prej femijeve ndodheshin ne kamp ne Golem i kishte strehuar nje shoqate, dy te medhenjte ishin ne pune. Ardjanen e gjeti vajza te shtrire kur erdhi nga puna. Clirimi ishte larguar nga shtepia”, tha babai.

durres-vrau-gruan-prinderit-e-clirim-hashollit_1528797684-5352872