Thursday, 21 June 2018 | Lajme: 2

Almeda largohet e pakënaqur nga produksioni i “Dancing”: Jam pa fjalë!

Ndonëse spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars” ka mbyllur edicionin e tij special “polemikat” vijojnë ende.

Këtë herë pakënaqësi ka shprehur moderatorja e këtij spektakli, aktorja Almeda Abazi. Ajo është shprehur duke theksuar pakënaqësitë e saj.

“Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DWTSA duke lënë angazhimet e tij në Turqi. Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një mirëserdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët. Faleminderit produksioni i Dancing with The Stars! Tirana të dua”,-përfundon postimi i Almedës, e cila mesa duket nuk është larguar me një shije të mirë pas 3 muajsh qëndrimi në Shqipëri.

almeda_1528738349-1671053