Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 34

Vritet me thikë shqiptari në Londër

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën, këtë herë në Londër.

Mediat britanike shkruajnë se 35 vjeçari Edmond Jonuzi humbi jetën nga plagët e marra pasi u godit disa herë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane zonë në cilën prej vitesh jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Jonuzi 35 vjeç humbi jetën menjëherë në vendngjarje si pasojë e disa goditje me thikë.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një sherri mes dy grupeve në zonën e Ducketts Common.

Policia londineze thotë se janë duke hetuar motivin e vrasjes dhe se nuk është identifikuar autori i vrasjes.