Tuesday, 19 June 2018 | Lajme: 34

Sugarevski: Autostradës Kërçovë- Ohër i shtohen edhe 40 km

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Sadik Beqiri dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, sot kanë bërë inspektim në rikonstruktimin e autostradës Kërçovë – Ohër. I pari i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve njoftoi se autostrada Kërçovë – Ohër, do të fitojë edhe 40 km shtesë dhe disa rrugë alternative.

Goran Sugareski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve            

“Do të doja të theksoja se tani intenzivisht po punohet në 8 ndërprerjet   të cilat janë pjesë e projektit,  që duhet të jenë të ndërtuara në këtë autostradë, 40 kilometra shtesë, rrugë alternative, që duhet të ndërtohen që kjo autostradë të lidhet me vendet e banueshme. Ndërtimi i tunelit, lidhur me verifikimin e asaj nëse bën pjesë në kategorin e tokës, gjithashtu me aq sa jam  informuar është tejkaluar”.

Sugarevski me këtë rast ka thënë se edhe pse kanë trashëguar projekte të këqija nga qeveria e kaluar, ata do të mundohen që t’i zgjidhin problemet me autostradat dhe kthejnë ndërtimtarinë në nivel rritjeje të dyfishtë.

Goran Sugareski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve          

“Sot kryem inspektim të aktivitete ndërtimore, në lidhje me autostradës Kërçovë – Ohër. Siç u informova nga mbikëqyrësit, momentalisht kemi disa aktivitete që po zhvillohen këtu në autostradë. Dua të theksoj se duke pasur parasysh projektet katastrofale që ne kur erdhëm në pushtet vitin e kaluar i hasëm, mund lirisht të them se e gjithë ajo që periudhën e kaluar është përmendur në pjesën e realizimit të dobët, ka kontribuar që të kemi ulje në pjesën e BPV-së, në pjesën e ndërtimeve të ulëta”.

Zyrtarët mes tjerash vizituan edhe rrugën Saraj-Grupçin. Kjo rrugë është e gjatë 16 kilometra, ndërsa për rikonstruktim janë siguruar 1,1 milion euro nga Buxheti i Ndërmarrje Publike për Rrugë Shtetërore. Aktivitetet për këtë rrugë patën filluar në nëntor të vitit 2017 dhe duhet të përfundojnë këtë muaj ose muajin e ardhshëm.

Emine Ismaili /SHENJA/