Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

“Reali ka nevojë për Cristianon, ashtu siç Cristiano ka nevojë për Realin”

​Ish lojtarë, analistë, shokë të skuadrës, tifozë – të gjithë duan që Cristiano të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që kur në finale të Champions League lajmëroi për largimin e mundshëm nga Santiago Bernabeu: “Ishte bukur të luaja për Madridin, brenda pak ditëve do të flas dhe do t’i shpjegoj gjithçka tifozëve që kanë qenë fantastik me mua…”.

Që nga atëherë, ka raportime nga më të ndryshmet, nëse do të qëndrojë apo do të largohet pas 9 sezoneve në Madrid, ku portugezi ka shkruar histori me germa të Arta.

Të ftuarit në “El Chiringuito de Jugones”, në emisionin e 1000-të, ish lojtarë e portierë kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me Ronaldon nëse duhet të largohet apo të qëndrojë në Madrid.

Hugo Gatti, ish portier i River Plate, Boca Juniors, Atalanta etj… : “Cristiano duhet të mendojë që të luajë dhe të jetë i lumtur e më pas, nëse vijnë paratë, atëherë shumë mirë”.

Alvaro Benito, ish lojtar i Real Madridit: “Real Madridi punon shumë për të fituar çdo vit dhe kanë nevojë për Cristianon ashtu si Cristiano që ka nevojë për Madridin”.

Javier Balboa, ish lojtar i Real Madridit e Benficas e shumë skuadrave tjera: “Ajo që paguhet më së shumti në futboll është goli dhe për këtë Cristiano është numri 1”.

Edwin Congo, ish lojtar i Reali, Sporting Gijon, Levante, Toulouse: “Nuk e di pse kaq shumë zmadhohen gjërat për këtë temë… Crtistiano do të qëndrojë”.

Tomás Roncero, numri një i AS: “Mendoj se situata mes Cristianos e Real Madridit do të rregullohet”.

Edu Aguirre, gazetar në emisionin “El Chiringuito de Jugones” dhe shok i ngushtë i CR7: “Ronaldo është shumë i hidhëruar me Perezin, asnjëherë raportet mes tyre nuk kanë qenë në këtë shkallë”.

Ronaldo e mbylli sezonin 2017/18 me 44 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 15 gola në Ligën e Kampionëve, trofe që Real Madridi e fitoi për herë të tretë me radhë, për të shkruar histori.