Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Fillon sot “Skopje Street Festival”, edicioni i gjashtë

Në parkun e qytetit në Shkup, në ora 17:00 do të fillojë edicioni i gjashtë i “Skopje Street Festival”, që do të mbahet këtë fundjavë.

Festivali këtë vit përfshinë pesë aktivitete: grafite, street ball mes kafiterive të njohura të Shkupit, aktivitete vallëzimi dhe aktivitete muzikore. Do të ketë edhe koncepte kreative, argëtuese dhe edukative lidhur me platformën urbane të Shkupit.

Do të kemi mundësi të shohim Fank Shui, SAF, dhe producentin Kiril Xhajkovski bashkë me MC David Lion.

Programi do të përfshijë shumë DJ nga Maqedonia.

“Skopje Street Festival” në gjashtë vitet e kaluara ka qenë nikoqire e më shumë se 200 artistëve nga vendi, dhe bota.