Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Ky është dibrani që erdhi nga Anglia për të vrarë prindërit (FOTO)

Djali që shikoni në galerinë më sipër është i riu që qëlloi me automatik nënë e baba në Dibër, duke i lënë ato të vdekur në vend.

Autori i këtij krimi të rëndë është shtetasi Qemal Sela, 26 -vjeç dhe është kthyer ditën e sotme nga Anglia, vetëm pak orë para ngjarjes.

Babë e nënë, Flamur dhe Zeqimete Sela, 56 dhe 50 vjeç, kanë mbetur të vrarë në brendësi të hotelit që kishin në pronësi tek Llixhat në Peshkopi.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit:

Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje. /albeu.com/

352626-Copy